Policia jep detaje rreth vdekjes së 91-vjeçares në Prishtinë
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me një vdekje të dyshimtë sot te parku i qytetit në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se bëhet fjalë për një femër të gjetur pa shenja jete.

Vdekje e dyshimtë te parku i qytetit në Prishtinë • KosovaPress

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë. Menjëherë policia në koordinim me prokurorinë, ka filluar të ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike - të ekzaminimit që do të ndihmonin në hetimin e vdekjes së personit femër, 91-vjeçare”, ka thënë Ahmeti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024