Ligji i ri për ATK-në, Murati: Gjatë shkurtit u regjistruan mbi 5.000 të punësuar
Biznes
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Financave Hekuran Murati ka bërë të ditur se gjatë muajit shkurt janë regjistruar mbi pesë mijë të punësuar të rinj.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se një gjë e tillë ka ndodhur falë hyrjes së fuqi të ligjit të ri të ATK-së.

“Gjatë muajit shkurt janë regjistruar 5.054 të punësuar të rinj. Kjo vjen si rezultat i hyrjes në fuqi të ligjit të ri të ATK-së, i cili kërkon që punëtorët të regjistrohen /deklarohen së paku një ditë para se ata të fillojnë punën”, ka shkruar ai.

Murati thotë se fushata e kontrolleve nëpër biznese për punëtorë të padeklaruar po vazhdon.

“Të gjithë të punësuarit duhet të kontrollojnë nëse punëdhënësi i ka deklaruar në ATK, dhe në rast se jo, të denoncojnë punëdhënësin. Punëdhënësi ka për obligim të deklarojë të gjithë të punësuarit dhe t’u paguajë kontributet me rregull”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024