BQK: Vlera e kredive të reja për janar 2024 ishte 137.9 milionë euro, depozitat 90.4 milionë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbi 7.3 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe se investimet e tyre jashtë vendit kanë arritur në 1.19 miliard euro.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin janar 2024, të publikuara sot nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.9 miliardë euro me një ulje prej 19.9 milionë eurosh, derisa shuma e depozitave të klientëve është 6 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali u bankave komerciale për këtë muaj ishte 879.6 milionë euro.

Vlera e kredive të reja në muajin janar 2024 ishte 137.9 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja arriti në 90.4 milionë euro.

Po ashtu, norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.74 për qind, ndërsa norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.38 për qind.

Raporti kredi-depozita për këtë muaj ishte në nivelin 81.6 për qind, ndërsa margjina e normës së interesit kredi - depozita ishte 3.6 për qind.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024