Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Rama në konferencë për media, pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor, tha se me Planin e Rritjes për rajonin nga Bashkimi Evropian, të gjitha nismat rajonale, siç është Ballkani i Hapur tashmë janë ekspozuara si gjepura.

Ai nënvizoi se pavarësisht problemeve politike  të vendeve të rajonit duhet bashkëpunim për zbatimin e këtij plani të BE-së. 

Sipas tij, Plani i Rritjes është një platformë e rëndësishme që do të përshpejtojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE.

Krahas kësaj, Rama tha se edhe nga bashkëpunimi rajonal do të kursehen miliona euro, duke larguar pengesat burokratike./E.Zeqiri

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024