Kollçaku: Ligj për shëndetësi pritet të procedohet shpejtë në Kuvend
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka kritikuar opozitën për mos jetësimin e Ligjit për shëndetësi për vite të tëra.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Kollçaku tha se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend, derisa këtë debat të sotëm e ka quajtur të përshpejtuar nga ana e opozitës.

“Besoj se kolegu im deputet dhe me profesion, Dreshaj, tashmë je në dijeni se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend. Ky është një debat pak më i përshpejtuar, por nuk prish punë. Po ashtu, dua të falënderoj kolegun, i cili nuk na la shumë vend të kthehemi në të kaluarën, se në mënyrë shumë taksative i tregoi gjitha pengesat dhe gjithë çfarë nuk është bërë që sot ne nuk e kemi as nga implementimi i ligjit për sigurim shëndetësor, përkundër faktit se u tha që këtu janë formuar shumë grupe punuese për plotësim ndryshim, gjë që asnjëherë s’ka ndodhë dhe ligji aktual është në fuqi”, ka thënë Kollçaku.

Ndërsa, ka shtuar se janë në fazën e kthimit të besimit tek institucionet jashtë vendit, pasi siç tha ajo, ky besimi ka humbur falë mos punës së opozitës, e po ashtu edhe rikthimit të borxhit.

Kollçaku ka thënë se për herë të parë mjekët kanë rritje të pagës për 100 për qind.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024