Forumi ekonomik B2B, mundësi për sjelljen e investimeve nga Arabia Saudite
Biznes
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik B2B, ku po marrin pjesë rreth 60 biznese nga Arabia Saudite e 200 të tjera nga Kosova, për të parë mundësitë e të bërit biznes. Ky forum po organizohet nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite.

Nikoqiri i këtij forumi, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna deklaroi se është ndërtuar një politikë fiskale e cila favorizon zhvillimin e sektorit privat. Tutje, theksoi se kjo politikë e bën Kosovën konkurruese për investime.

Kryetari i Odës Ekonomike Saudite, Hassan Al tha se është nevojë urgjente që të thellohet shkëmbimi tregtar mes të dyja vendeve, meqë siç u shpreh ai janë shifra modeste.

Edhe kryetari i Forumit të Bizneseve Kosovë-Arabi, Abdulrahman Al-Mufarreh u shpreh se ka nevojë për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024