Dreshaj: Vazhdojmë që të jemi vendi i vetëm në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Shemsedin Dreshaj ka deklaruar se Kosova vazhdon të mbetet vend i vetëm në Evropë dhe rajon pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, për çfarë tha se shpresa në këtë çështje kishte vetëm në vitin 2014.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Dreshaj tha se vetëm Somalia është në një situatë të ngjashme sikur Kosova. Teksa ka konsideruar se vendi duhet të ketë ligjin për shëndetësi sa më parë.

Ai ka thënë po ashtu se sa i përket situatës me numrin e të punësuarave, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Kosovës, është krahasimisht shumë më keq se gjitha vendet e rajonit. Për çfarë tha se edhe për këtë vit nuk është parë të ketë rritje të këtij numri.

Dreshaj ka thënë po ashtu se edhe situata me infrastrukturën fizike ka ngecur.

Sipas tij, ndikim të fuqishëm në këtë drejtim, do të ketë edhe fakti se pas qershorit, hyhet në periudhën e ngushtë të zgjedhjeve parlamentare, derisa shtoi se në këtë formë interesi dhe përkushtimi do t’i bie.

Mes tjerash, ai ka shtuar se edhe financimi i sektorit të shëndetësisë së paku sipas ligjit aktual, do të realizohet në formë mikës nga buxheti dhe kontributet. Seanca e jashtëzakonshme është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

25 vjet çlirim, a jeni të kënaqur me suksesin e Republikës së Kosovës ?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
346
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024