Bazat ushtarake të Serbisë, Maqedonci takon anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim anëtarët e Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Bundestagut gjerman, me ç’rast i informoi mbi situatën e sigurisë në vend dhe kërcënimin që paraqesin bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën.

Ai ka thënë se bazat ushtarake të Serbisë, të vendosura përgjatë kufirit me Kosovën, duhet të ishte shqetësim për gjithë faktorin ndërkombëtar.

Po ashtu, ministri Maqedonci i informoi anëtarët e këtij Komiteti për kapacitetet aktuale që FSK ka për të garantuar mbrojtjen e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës dhe jetës së qytetarëve tanë.

Ai ritheksoi se synimi ynë si shtet është anëtarësimi në NATO, sipas standardeve të së cilës aleancë po vazhdohet me implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, ndërtimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të ushtrisë tonë.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në KFOR, si dhe angazhimin e këtij Komiteti në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në shtator të vitit të kaluar i ka bërë thirrje Serbisë t’i mbyllë dhe demilitariziojë të gjitha bazat e reja dhe të vjetra të ushtrisë serbë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Sipas Qeverisë së Kosovës, vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit kërcënon integritetin territorial të vendit tonë dhe gjithashtu prezencën ushtarake ndërkombëtare në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024