Lobistja shqiptare cak i dezinformatave serbe
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Lobistja shqiptare, Evi Kokolari ka reaguar pas një shkrimi që portali serb "Kosovo-online" ka bërë ndaj saj, portal ky i njohur për përhapje të dezinformatave ndaj Kosovës. Ajo ka shkruar se prapa këtij portali qëndron presidenti serb, Aleksadër Vuçiq, të cilin njëherësh e quan 'gangster'.

"Kosova-Online bëri një shpifje për mua dje. Sidoqoftë, mos lejoni që emri t'ju mashtrojë - 'Kosovo-online' është një media serbe e lajmeve që synon të përhapë dezinformata kundër Kosovës. Kush e zotëron “Kosovo-Online”? Askush tjetër veçse administrata e gangsterit Aleksandër Vuçiq e instaluar në ambasadën e tij në Uashington DC, me Marko Gjuriqin! (Shih pamjen e ekranit dhe artikullin më poshtë)... Artikulli shpifës i publikuar dje nga ‘Kosovo-online’ u bazua në një artikull të ‘Daily Beast’ duke ndjekur donatorët e George Santos. Është e panevojshme të thuhet, kur gazetari filloi të më bënte pyetje për biznesin dhe jetën time, i thashë të më hiqej qafe. Ai përfundoi duke publikuar një artikull të pabazuar në fakte, por në atë që ai mendonte se mund të ishte e vërtetë, pa mundur të verifikonte asnjë informacion. Gjithashtu, burimi i jashtëm në artikullin me të cilin gazetari lidhi si provë ishin kryesisht të vdekur, dhe kjo është gjithçka që duhet të dihet se sa serioz ishte ky gazetar", ka shkruar ajo në X.

Sipas saj, fakti që serbët po përdorin të njëjtën gjë për ta sulmuar atë e bën të ndihet mirë.

Ajo ka thënë se dje është sulmuar nga disa lojtarë serbë.

"Gjithsesi, më e rëndësishmja- dje jam sulmuar nga @kos_data, për të cilën kam thënë prej muajsh është pjesë e makinerisë propagandistike serbe. Epo, është. Kos Data dje shtoi rëndësinë e 'serbëve për Trumpin' kur nuk ka. @kos_data pohoi se ‘serbët për Trumpin’ e filluan fushatën e tyre, por çfarë fushate ishte ajo? Unë besoj fuqimisht se ‘serbët për Trumpin’ është një nënprodukt i të njëjtës fushatë të drejtuar nga @markodjuric. Pra, me pak fjalë, ‘serbët për Trumpin’ është grupi lobues që qeveria serbe krijoi për të depërtuar në fushatën e Trump", vijon ajo.

Gjithsesi, pasi komentova këto fakte në @kos_data feed, shpifja pasoi pikërisht në një organ propagandistik në pronësi të qeverisë serbe me një emër mashtrues si “Kosovo Online”.

Kokolari thekson se mund të thuhet se qeveria serbe e drejton 'kos data' pasi sipas saj, vetëm një serb do të guxonte të përdorte fjalën "Kos" për t'iu referuar çdo gjëje që lidhet me Kosovën.

Ajo konsideron se ambasadorini Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq do të kthehet në Serbi për të udhëhequr qeverinë.

"Mendoj se është një vlerësim i drejtë të thuhet se qeveria serbe po përpiqet të ndërhyjë në fushatën e Trump dhe zgjedhjet në SHBA, dhe kjo duhet të shqyrtohet dhe të hetohet menjëherë", përfundon ajo.

https://twitter.com/KokalariEvi/status/1762510425374015512?s=20&fbclid=IwAR3BkifFrm9850hhRJyWvwfR6neW0t02MJuBgJ60xKvBEn2-HwV-4TYeyMM
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024