Shtohen rastet plaçkitjeve në Rahovec, Latifi kërkon të rritet prezenca e ekipeve patrulluese
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Rastet e fundit të plaçkitjeve, rrahjeve dhe gjuajtjeve me armë nga disa ekipe grabitëse në fshatrat e Rahovecit kanë ngritur shqetësim për qytetarët në këtë komunë. Për këtë, Komuna e Rahovecit po mban një mbledhje të jashtëzakonshme për shqyrtimin e gjendjen aktuale të sigurisë në këtë komunë.  

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi tha se duhet të rritet prezenca e ekipeve patrulluese në çdo cep të Rahovecit.

Latifi se adresa kryesore e këtij problemi janë organet policore dhe ato komunale dhe të dyja duhet të kenë një bashkëpunim të plotë mes tyre dhe në bazë të angazhimit të tyre qytetarët të ndihen të sigurt në shtëpitë e tyre.

Për rastet e fundit të plaçkitjeve, komandanti i Stacionit Policorë në Rahovec, Fazli Morina tha se i kanë marrë të gjitha masat dhe janë rrugës për t’i zgjidhur.  

Morina tha se angazhimi i policisë është maksimal dhe ka shtim te patrullave në çdo zonë të prekur nga këto raste të plaçkitjeve.

Ai tha se në vitin 2024 në këtë komunë janë regjistruar 63 vepra penale që për këta dy muaj, dhe në krahasim me vitin e kaluar janë 30% raste më pak.

Morina shtoi se janë të gatshëm të hetojnë rastet dhe të dënojnë secilin person për çdo vepër penale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024