Hasani-Kuleba: Plani me dhjetë pika i presidentit Zelensky, mundësia më realiste për arritjen e paqes
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka mirëpritur homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron presidentin presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve”.

Në një konferencë për media, Hasni ka shprehur gatishmërinë e Shqipërisë të mbështet sovraniteti, lirinë e tërësinë territoriale të Ukrainës. Po ashtu, ai ka shtuar se Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës.

Pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba, ai ka thënë se Shqipëria mbështet planin me dhjetë pika të presidentit Zelensky, si mundësia më realiste për dhënien fund luftës dhe arritjen e një paqe të qëndrueshme.

Tutje Hasani ka thënë se kanë diskutuar për ndihmën që mund të ofrojë Shqipëria në përballimin e situatës në Ukrainë, por edhe për rindërtimin e saj, për çfarë shpreson të ndodhë sa më parë.

I njëjti shpreson që Samiti i sotëm të jetë frytdhënës dhe të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës.

Ndërsa, ministri Kuleba derisa është shprehur i lumtur me prezencën e tij në Tiranë, falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës, duke theksuar se dy vendet evropiane do bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Evropian.

Në anën tjetër, ai shtoi se, Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

Paraprakisht ka ndodhur nënshkrimi i marrëveshjes mes ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Hasanit dhe homologut të tij ukrainas Kuleba.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024