Zelensky mbërrin në Tiranë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky për herë të parë po viziton Shqipërinë. Ai ka mbërritur në tokën shqiptare mbrëmë, ku është pritur nga ministri Igli Hasani dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, ndërsa sot merr pjesë në samitin për Ukrainën.

Tirana mirëpret për herë të parë një Samit më datë 28 shkurt, dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy vjetori i nisjes së agresionit rus në Kiev.  Avioni i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky u ul në aeroportin e Rinasit në orën 23:00, të mbrëmjes së të martës, 27 shkurt. Ai u prit nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja Elisa Spiropali dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë Shkurov.

'Një moment kyç për nxitjen e marrëdhënieve dypalëshe solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë', e cilësoi ministri i jashtëm Igli Hasani.

Ndërkohë agjenda e takimeve të presidentit Zelensky nis në orën 09:00 me kryeministrin Edi Rama ku do të mbahet pritja zyrtare me nderime në bulevardin "Deshmoret e Kombit" , për të vijuar takimin kokë më kokë në kryeministri, punimet e samitit në pallatin e Kongreseve dhe konferenca e përbashkët me Ramën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024