Detaje nga Samiti për Ukrainën, që mbahet të mërkurën në Shqipëri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pritet të mbërrijë në orët e vona të së martës në Shqipëri, në kuadër të samitit, i cili mbahet të mërkurën për Ukrainën në Shqipëri.

Në Aeroportin e Rinasit, Zelensky do të pritet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

KosovaPress ka siguruar agjendën e takimeve në këtë samit. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të pritet të mërkurën në orën 09:05 nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas takimit me Zelenskyn, shefi i qeverisë shqiptare në orën 11:00 do të presë liderët nga Ballkani Perëndimor në Pallatin e Kongreseve.

Kurse Bashkimi Evropian nuk do të sjellë presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, por Oliver Varhelyi.

Nga vendet fqinje, Greqia nuk do të ketë asnjë përfaqësim në Samit, kurse Maqedonia e Veriut në ditën e parë do të përfaqësohet nga Presidenti Stevo Pendarovski dhe një ditë më pas me kryeministrin Talat Xhaferin.

Pas kësaj, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të mbajnë një konferencë për mediat për t’iu përgjigjur interesit të gazetarëve, të cilët do të ndjekin nga afër punimet e samitit.

Presidenti i Ukrainës, pas mbajtjes së konferencës do të largohet nga Shqipëria, kurse liderët e Ballkanit Perëndimor do të qëndrojnë për takimin e së enjtes.

Agjenda:

Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, Kryeministri Edi Rama do të mikpresë Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy në Tiranë

Shqipëria mikpret Samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” në datën 28 Shkurt, 2024.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, njëherësh bashkëorganizator i Samitit, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, viziton për herë të parë Tiranën për të marrë pjesë në punimet e Samitit dhe në evente të tjera të rëndësishme.

E mërkurë, 28 shkurt

09.00 - Presidenti Zelenskyy do të mikpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.

Mediat do të kenë akses në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Këshillit të Ministrave.

09.05 - Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.

9.30 - Takimi bilateral mes dy delegacioneve.

Pamjet dhe fotot e takimeve do të shpërndahen për median në kanalet zyrtare të komunikimit dhe platformat e tjera sociale.

10.10 -  Firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

11.00 - ​​Doorstep dhe mbërritja e liderëve  ( Pallati i Kongreseve)

Akses të gjithë mediat, përpara Pallatit të Kongreseve

11.30-Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.

Transmetim i drejtpërdrejtë në kanalet zyrtare të komunikimit dhe në platformat sociale

13:00 - Foto Familjare

Të gjitha mediat

13.30 - ​​Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një Konferencë të përbashkët për shtyp. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024