Kjo është logoja për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka publikuar logon për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Programin për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është paraparë që më 5 mars të mbahet seancë solemne e Kuvendit të Kosovës, seanca e solemne nga Kuvendet Komunale të Kosovës dhe rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”.

Ndërsa, më 6 mars nga ora 08:00 mbahet ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës që i kushtohet “Epopesë”, nga ora 10:00 homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, prej orës 13:00 homazhe nga komunat në të gjitha komplekset memorial të dëshmorëve dhe prej orës 17:00 mbahet Akademi Përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Prishtinë.

Ndërsa, më 7 mars prej orës 18:00 bëhet ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovës. Prej orës 18:00 manifestohet Nata e Zjarreve në Prekaz. Po në këtë ditë prej orës 19:00 mbahet programi artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024