Shkarkohet kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kuvendi Komunal i Prishtinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sot ka shkarkuar kryesuesin e Kuvendit, Pëllumb Bajqinovci, i cili vjen nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Me 33 vota pro të asmablistve të subjekteve politike nga PDK, AAK dhe AKR,  është shkarkuar Bajqinovci nga detyra e kryesuesit.

Me këtë rast, pas votimit, anëtarja e Kuvendit Komunal nga LVV, Nora Kelmendi shpalli të miratuar vendimin për shkarkimin e kryesuesit të kuvendit të Prishtinës.

Ndërkaq, para se të fillojë votimi për shkarkimin e kryesuesit Bajqinovci, kryetari i Prishtinës Përparim Rama u ka bërë thirrje asamblistëve që të mos e votojnë shkarkimin kryesuesit.

Ai tha se Bajqinovci gjatë kryerjes së detyrës së tij ka dëshmuar se punon me nder dhe tentativën e sotme a e quajti ‘një shuplakë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit’.

Ndërsa, iniciuesi i kësaj iniciative të mbledhjes së jashtëzakonshme, Gëzim Sveçla nga LVV tha se Bajqinovci ka dështuar në përmbushjen e detyrave të tij dhe ka treguar nivel të ulët të performancës.

Po ashtu nga Aleanca Kosova e Re, Gëzim Mehmeti deklaroi se fjalimi i kryetari ishte populist dhe siç tha ai vet Rama si kryetarë po kundërshton fjalët e tij që i kishte thënë në vitin e  kaluar.

Kurse nga Nisma Social Demokrate, Endrit Zabërgja tha se nuk e përkrahin këtë iniciativë për shkarkimin e Bajqinovcit dhe se sipas tij, është për t’u habitur bashkëpunimi kaq i shpejtë në mes PDK-së dhe LVV-së.

Zabërgja tha se në këtë afeksion kaq të shpejt ne mes dy partive , partia e tij nuk do të jetë asnjëherë pro.

Pëllumb Bajqinovci ishte zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal më 21 korrik.2023 pas shkarkimit të Fehmi Kupinës më 27.06.2023 pas propozimit të LDK-së. Ndërsa, votimi për shkarkimin e tij vjen pas prishjes së koalicionit ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në kryeqytet. /A. Drenica

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024