​Sot mbahet takimi për dinarin në Bruksel
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi mes Kosovës dhe Serbisë, i thirrur nga emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ku temë do të jetë dinari. Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë bërë të ditur se janë të gatshëm që të marrin pjesë në këtë takim.

BQK nëpërmjet një përgjigje i ka thënë KosovaPress-it, se kohë më parë ka shprehur gatishmërinë që të angazhohet dhe takohet edhe me Bankën Popullore të Serbisë (NBS), për të fasilituar në përzgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare në llogaritë e përfituesve në euro.

“Në këtë kuptim, edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, thanë nga BQK-ja.

https://kosovapress.com/bqk-do-te-marre-pjese-ne-takimin-e-brukselit-per-dinarin

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024