Mamusha po ballafaqohet me ikjen e të rinjve dhe rënien e natalitetit
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas liberalizmit të vizave në Kosovë, sikur komunat e tjera edhe ajo e Mamushës po ballafaqohet me ikjen e të rinjve. Përveç kësaj, shumë qytetarë po japin dorëheqje nga institucionet publike ku ata punojnë, për të dalë jashtë vendit. Ndërkaq, sfidë për komunën më të re të Kosovës, po konsiderohet të jetë edhe rënia e natalitetit.

Kryetari i Mamushës, Abdulhadi Krasniç në një intervistë për KosovaPress, thotë se kanë filluar të përballen me migrimin e të rinjve, duke përfshirë edhe punonjësit nga kjo komunë. Çështje tjetër sfiduese për Mamushën, Krasniç vlerëson të jetë rënia e natalitetit, për çka thotë se duhet gjetur strategjinë e duhur për të stimuluar prindërit për shtimin e popullsisë.  Përveç kësaj, Krasniç potencon se vlera e buxhetit të ndarë për projekte të vitit 2024 është gjysmë milioni euro.

Kryetari Krasniç thekson se janë në përfundim e sipër të nënshkrimit të marrëveshjes për fillimin e punimeve në shtëpinë e kulturës dhe bibliotekës. Ndërkaq, kryetari i komunës më të vogël në Kosovë, Abdulhadi Krasniç theksoi se vazhdon kërkesa ndaj qeverisë aktuale për rritjen e stafit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ai shpreson se gjatë këtij viti me rishikim të buxhetit, ose më së largu me atë të vitit 2025 të zgjidhet çështja për shtimin e stafit të QKMF-së. Ndërsa, i pari i kësaj komune tha se nuk kanë votuar pro faljes së tatimit në pronë, meqë komplet vlera e tij është 30 mijë euro, për çka shtoi se qytetarët janë pajtuar me këtë vendim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024