Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i kontrabanduar në Ferizaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës dhe Dogana në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet  taktike dhe operacioneve në zonën kufitare Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me ç’rast janë sekuestruar 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë.  

Sipas njoftimit, më 23 shkurt 2024, pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti.

“Nga njësitet e lartcekura është tërhequr automjeti i dyshuar dhe është sjellë në stacionin policor në Kaçanik për identifikim dhe kontrollim pasi që ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme. Me datë 26.02.2024 është paraqitur drejtuesi i automjetit të dyshuar me iniciale (A. G.) i moshës 41 vjeçar nga Ferizaj. Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa prejardhje (pa fatura)  disa mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara  si: NIKE, ADIDAS, LOUISVUITTON etj. Vlera e mallrave sipas listës së gjetur në automjet e cila përkon me mallrat e gjetura në brendi të automjetit është rreth 20 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Më tej në komunikatë thuhet se lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në Terminalin doganor për procedura të mëtejme ligjore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024