Detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçarit kosovar në Itali
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e 43-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Bashkim Bytyçi, i cili ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Sardenjë, në zonën e Gallurës.

Mediat italiane raportojnë se Bytyçi në momentin që ka rënë nga lartësia prej 10 metrash nuk ka qenë në orar pune, por ndodhej aty për të takuar miqtë e tij.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane43-vjeçari ishte shkëputur prej dy muajsh nga puna për shkak të një dëmtimi.

Pavarësisht se ndihma ju dha menjëherë ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë që policia po heton për të zbuluar se cila ishte arsyeja që 43-vjeçari kishte hipur në skelë në një kohë që thuhet se nuk ka qenë duke punuar. /Vizionplus

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024