Për më pak se 24 orë, kapet hajni që vodhi zyrtarin e AKI-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas një bashkëpunimi të ngushtë të institucioneve të sigurisë, është kapur hajni që kishte vjedhur në shtëpinë e zyrtarit të AKI-së, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sot u raportua në media se, dje pasdite në Prizren, një hajn kishte hyrë në shtëpinë e një zyrtari të AKI-së, me ç’rast ia kishte vjedhur çantën e dorës, në të cilën gjendej arma dhe ID e tij.

Burime të KosovaPress-it thanë se, motivet e kësaj vjedhjeje janë ende të paqarta, porse hetimet do të zbardhin gjithë situatën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024