BDI i kërkon VMRO DPMNE të deklarohet kundër Rusisë dhe pro Evropës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Bashkimi Demokratik për Integrim beson se VMRO-DPMNE vazhdon ta perceptojë barazinë në shoqëri si shantazh.

BDI nëpërmjet një komunikate thekson se VMRO DPMNE fatkeqësisht i refuzon idetë progresive për shkak të ngecjes në mendjen konservatore të dominimit të imagjinuar etnik në shtetin e përbashkët.

“Kërkojmë nga VMRO DPMNE të kapërcejë vetveten, të pranojë barazinë në shoqëri dhe në të njëjtën kohë të deklarohet kundër Rusisë, për Evropën, si dhe të distancohet nga pikëpamjet poetike pro-Putiniste të kandidates së tyre ruso-nostalgjike Gordana Davkova, të mundur dikur. Bashkimi Demokratik për Integrim beson se qytetarët e vendit tonë janë të bindur për idetë progresive të Ali Ahmetit dhe kontributin e tij për stabilitetin e vendit dhe formimin e tij euro-amerikan. Këtë do ta vërtetojnë më 24 prill dhe 8 maj. Prandaj është e nevojshme që të gjithë zërat të përqendrohen tek dr. Bujar Osmani, për të mundësuar ndryshimin e Kushtetutës  për zgjedhjen e presidentit dhe për ndryshimet kushtetuese, të cilat dalin nga Marrëveshja e fqinjësisë së mirë, me të cilën do të shkojmë me vendosmëri drejt BE-së. Me këtë po e ndihmojmë shtetin, qytetarët, si dhe VMRO-në dhe LSDM-në, sepse gjetëm mënyrën se si të arrijmë “gjithçka në një”. Vetëm me përpjekje të tilla të përqendruara dhe mbështetje për partinë më të fortë shqiptare, ne do të arrijmë qëllimin për t'u shkëputur nga Rusia dhe ndikimi rus që ka përfshirë ekonominë tonë, infrastrukturën kritike, partitë politike, mediat, komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe synon të destabilizojë. shoqërinë tonë të brishtë dhe multietnike, multifetare dhe multikulturore, me efekt domino në të gjithë rajonin”, thuhet në komunikatë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024