Sunak: Perëndimi duhet të jetë më i guximshëm në sekuestrimin e aseteve ruse
Bota
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Vendet perëndimore duhet të jenë më të guximshme në sekuestrimin e aseteve ruse të ngrira pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, tha kryeministri britanik Rishi Sunak.

Në një artikull të gazetës Sunday Times, me rastin e plotësimit të dy viteve nga fillimi i luftës, kryeministri britanik thekson se Ukraina ka nevojë për më shumë armë me rreze të gjatë, dronë, municione, si dhe ndihmë të tjera.

“Ne duhet të tregohemi më të guximshëm në lidhje me sekuestrimin e qindra miliardave në asetet e ngrira ruse”, thotë Sunak në artikull.

Muajin e kaluar, ministri britanik i investimeve, Dominic Johnson diskutoi këtë çështje me Sekretarin e Thesarit të SHBA, Wally Antegemo, duke theksuar se gjithçka duhet bërë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

Në vitin 2022, Bashkimi Evropian, SHBA, Japonia dhe Kanadaja ngrinë aktivet e bankës qendrore ruse me vlerë rreth 300 miliardë dollarë.

G7 po shqyrton sekuestrimin e aseteve ruse për ta bërë Moskën të paguajë për dëmin që ka shkaktuar me pushtimin e saj ushtarak të Ukrainës, transmeton OraNews.

Kryeministri britanik i kërkoi gjithashtu SHBA-së që të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare dhe ushtarake për Ukrainën.

“Ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë atë që Amerika ka bërë për Ukrainën dhe për sigurinë euroatlantike. Unë i bëj thirrje që të vazhdojnë mbështetjen e tyre dhe jam i sigurt se do ta bëjnë”, thekson Sunak.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024