Promovohet në Gjermani libri “Gazmend Zajmi-një jetë për Kosovën" nga i Nuhi Bytyçi
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Në qytetin Dyzeldorf të Gjermanisë, në prezencën e auditorit të gjerë u bë promovimi i librit “Gazmend Zajmi- një jetë për Kosovën",  i gazetarit Nuhi Bytyçi, botuar nga Shtëpia botuese “Armagedoni“, në Prishtinë.

Evenimentin kulturor promovues e drejtoi diplomati, shkrimtari Pal Sokoli, i cili foli për librin voluminoz dhe punën e autorit në realizimin e librit, që përmban një histori të begatë kombëtare, gjatë katër dekadave të fundit.

Gazetari dhe ish luftëtari i UÇK-së, Martin Çuni foli për vlerat e librit, i cili është kontribut kombëtar i akademik Zajmit.

Me fjalë rasti u prezantuan edhe pjesëmarrës tjerë, Shefqet Dibrani, Faruk Tasholli dhe vetë autori Nuhi Bytyçi.

Pas  promovimit të librit, është zhvilluar bashkëbisedim me autorin.

Libri“GAZMEND ZAJMI - NJË JETË PËR KOSOVËN", u tha se shërben për ta njohur një pjesë të historisë së vështirë kombëtare dhe është burim për historianët e ardhshëm për të studiuar njërën nga periudhat më të vështira që kaloi Kosova në shekullin fundit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024