Disa lagje në Prishtinë pa energji elektrike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në disa lagje në Prishtinë është ndërprerë energjia elektrike si pasojë e punimeve të planifikuara nga palët e treta.

Lagjja e Spitalit dhe rrugët Muharrem Fejza, Muharrem Çami, Mati I Prekazi, Malush Kosova, janë disa lagje të cilat që nga mëngjesi i sotëm nuk kanë pasur energji elektrike.

Sipas Kompanisë kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike (KEDS), kjo ka ardhur si pasojë e punimeve të planifikuara nga palët e treta dhe se energjia elektrike është ndaluar për ta zhvilluar punën pa tension.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi e ka konfirmuar këtë lajm për KosovaPress, ndërsa ka bërë të ditur se energjia elektrikë do të jetë e ndërprerë deri në orën 14:00.

“Janë punimet të planifikuara nga palët e treta dhe sipas webfaqe është deri në ora 14:00...00:35 Është e përfshirë Muharrem Fejza, Lagjja e Spitalit dhe disa lagje të tjera që po i afektojmë këto punime”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024