Parandalohet kontrabanda në Zubin Potok
Siguri
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, kanë ushtruar kontroll të tek një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Sipas një komunikate të Doganës, gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme.

“100 cope pije të forta alkoolike, 150 cope plazma, 9 kg duhan të grire, 4200 cope cigare. Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë. Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,163
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024