Haziri: Rregullorja e BQK-së është legjitime, por e pakohë dhe pakoordinuar
Intervista
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që largon dinarin nga përdorimi dhe lejon vetëm euron si valutë është legjitime, por e pakohë, pavend dhe pakoordinuar me aleatët ndërkombëtarë. Sipas tij, aleatëve ndërkombëtarë iu ka humbur durimi me kryeministrin, Albin Kurti dhe se kjo situatë nuk do të kalojë pa pasoja.

Haziri në një intervistë për KosovaPress, kritikon kryenegociatorin për dialog, Besnik Bislimi për qasje të gabuar në këtë proces dhe gjuhë aspak diplomatike me aleatë. Sipas tij, ekzekutivi, rregulloren e BQK-së, e cila është çështje e brendshme e vendit, e ka bërë temë në dialogun e Brukselit.

Haziri duke përmendur vendimet e kaluara të Kurtit për çështjen e targave dhe të tjera, thotë se i njëjti do të pranojë kërkesat e aleatëve për shtyrje të vendimit për dinarin, por pasojat për vendin do të mbeten.

Nënkryetari i LDK-së, vendimin për dinarin e sheh të ndërlidhur edhe me zvarritjen e zbatimit të obligimeve në dialog.

Sipas tij, “elefanti në dhomë”, është draft-statuti i Asociacionit, për çka s’po procedohet tutje nga ana e kryeministrit Kurti.

Ai kërkon nga ekzekutivi që zbatojë Marrëveshjen Bazë të Brukselit, megjithatë, Haziri potencon se Kurti dhe Vuçiq po dëshirojnë të blejnë kohë për t’i pritur zgjedhjet dhe ndryshimet në Bashkimin Evropian dhe ShBA.

Në anën tjetër, Haziri kritikon qeverinë për dështim dhe stagnim në qeverisjen e brendshme. 

Duke folur për zgjedhjet e reja në Kosovë, Haziri thotë se të gjitha sondazhet e brendshme e qesin LDK-në, shumë më lart se sondazhet e fundit. Sipas tij gara kryesore në zgjedhjet e ardhshme do të jenë në mes LDK-së dhe LVV-së, për vendin e parë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024