El Universo: Udhëtoni në Shqipëri dhe zhytuni në aventurën e ëndrrave tuaja
Turizem
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Nëse ju mungojnë pushimet, këto janë destinacionet më të lira për të udhëtuar në Evropë në 2024, sipas një artikulli të botuar në të përditshmen “El Universo”, një nga gazetat më të mëdha në Ekuador.

Kontinenti i vjetër ofron peizazhe, histori, kulturë, plazhe që do t’ju bëjnë të përjetoni një eksperiencë të paharrueshme.

Bëhuni gati të zhyteni në aventurën e ëndrrave tuaja duke vizituar destinacionet më të lira në kontinentin e vjetër si Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Bullgaria.

Shqipëria

Shqipëria ndodhet në juglindje të Gadishullit Ballkanik. Vendi mesdhetar krenohet me zonën bregdetare me ujëra të pastër kristal dhe plazhe të pafundme, si dhe monumente historike me vlera të mëdha, raporton ATSh.

Vendi ruan ende hijeshinë e tij autentike dhe të përballueshme. Me plazhet spektakolare, ushqimin e shkëlqyer dhe mikpritjen e pakrahasueshme, Shqipëria është një nga destinacionet më të përballueshme në Evropë.

Publikime të ndryshme e paraqesin Shqipërinë si një xhevahir evropian.

Zona bregdetare e quajtur Riviera Shqiptare ofron më shumë se 150 kilometra plazhe parajsore dhe pamje panoramike duke tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024