Haradinaj: Kosova është e rreshtuar krah vendeve demokratike kundër agresionit rus në Ukrainë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me ftesë të Ambasadorit Amerikan, Jeffrey M. Hovenier, ka marrë pjesë në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, "20 ditë në Mariupol".

Haradinaj ka thënë se ky dokumentar pasqyron krimet ruse në Ukrainë.

"Pata nderin të jem i ftuar nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, z. Jeffrey M. Hovenier, në shfaqjen e dokumentarit të nominuar për çmimin Oscar, "20 ditë në Mariupol". Një dokumentar ky që përshkruan krimet ruse ndaj popullatës së qytetit industrial dhe portit të rëndësishëm të Ukrainës, Mariupol", ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike.

"20 ditë të shtetrrethimit të qytetit ukrainas Mariupol, të filmuara nga gazetari Mstyslav Chernov, janë pjesë e një maratone 20 ditëshe të një populli të pafajshëm për t’i shpëtuar vdekjes, të zënë befas nga një luftë e papritur, si dhe e pakuptimtë. Ne si popull që përjetuam të njëjtin agresion, jemi të rreshtuar krah shteteve të lira e demokratike, në mbështetje të popullit ukrainas në luftën e tyre të drejtë mbrojtëse", është shprehur Haradinaj.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024