Ngjarja e rëndë në Durrës, policia thotë se ekzekutori ishte djali
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Skënder Hita, drejtor i policisë së Durrësit tha në një deklaratë për mediat ka dhënë detaje nga krimi i rëndë që ka ndodhur në Durrës, ku Pëllumb Meta 50-vjeç është gjetur i vrarë dhe i varrosur pranë shtëpisë së tij.

Ai tha se drejt të atit ka qëlluar me armë zjarri djali i tij i madh Hysen Meta, ku e përfshirë ka qenë dhe e motra e tij, 19-vjeçarja Hygerta Meta.

Mes tjerash ai tha se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për konflikte familjare, ndërsa tregoi se si lindën dyshimet që se pas zhdukjes së viktimës fshihet diçka tjetër.

“Po merremi me çdo rrethanë të mundshme të krimit. Nga veprimet hetimore që janë kryer dyshohet se djali i familjes ka kryer qitjen dhe ka qenë ekzekutori i të atit. E përfshirë ka qenë dhe 19-vjeçarja. Arsyeja ka qenë konfliktet familjare. Në momentin që kemi marrë kallëzimin ngritëm dyshimet tona, dhe  ngritëm grupet hetimore. Dyshuam se nuk ishte një humbje e rastësishme, por kishim të bënim me diçka tjetër. Është një ngjarja që dy fëmijët e kanë menduar dhe e kanë kryer si vrasje. Arma ishte pa leje”, tha ai. /Euronews.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024