Nga Anti-dopingu tregojnë nëse ka sportistë kosovarë që po vuajnë dënime për shkelje të këtij ligji
Sport
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ditëve të fundit u raportua se basketbollisti kanadez, Jordy Tshimanga është përfshirë në testet pozitive për doping, por deri më tani asgjë nuk është e konfirmuar.

Në lidhje me këtë çështje, për KosovaPress ka folur Bernard Tahirbegolli nga Agjencia Kosovare e Anti-Dopingut (KosADA). Ai ka thënë se kjo agjenci deri më tani marr asnjë vendim për suspendimin e ndonjë lojtari në Kosovë.

Tutje, Tahirbegolli ka bërë të ditur se deri pak muaj më parë ka pasur lojtar kosovar që kanë vuajtur dënime për shkak se kanë rezultuar pozitivë në testet anti-doping.

“Ne kemi lojtar edhe kosovar por edhe të huaj që kanë dal pozitiv në vende të tjera edhe e kanë vuajtur dënimin. Aktualisht nuk kemi në Kosovë asnjë lojtar që është duke e vuajtur dënimin, mirëpo kemi pasur deri para pak muajve kemi pasur lojtar të Kosovës që janë duke e vuajtur një dënim por janë testuar diku tjetër, nuk e kemi testuar ne, mirëpo e kemi monitoruar që ai nuk po vie të luajë ose e kemi bërë të ditur me federatën që një lojtar i caktuar nuk mund të luaj

Ndryshe,  KosADA, është organizatë e përcaktuar nga vendi si autoriteti kryesor në nivel kombëtar për programet anti-doping në nivel vendi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024