Komisioni hetimor për rezerva, opozita akuzon partinë në pushtet për fshehjen e provave
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Opozita kërkon nga Prokuroria Speciale që të informohen se deri ku mund të interferojnë deputetët sa i përket trajtimit të çështjes së rezervave shtetërore në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Pavarësisht kërkesës për prokurori, deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Rashit Qalaja, ka thënë se ende nuk kanë marrë përgjigje.

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar hetimor në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për sjellje të dokumentacionit, pati përplasje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Opozita ka akuzuar pushtetin për fshehje të provave lidhur më këtë çështje, ndërsa nga partia në pushtet kanë mohuar një gjë të tillë.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka akuzuar deputetin nga partia në pushtet, Driton Hysenin për ofendime, pasi që sipas saj, i njëjti është duke dhënë moral dhe jo duke punuar për të zbardhur të vërtetën për rezervat shtetërore.

Për këtë, deputeti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni ka thënë se janë të gatshëm të punojnë për t’i plotësuar nevojat e qytetarëve.

Ndërsa, deputeti tjetër nga kjo parti, Halil Thaçi, ka thënë se për të është e papranueshme të procedohet kërkesa për dokumentacione për miratim në Komision. Ndërsa ka thënë se si institucion nuk mund të veprojnë në mënyrë të njëanshme.

Ndërkaq, deputeti nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala i është përgjigjur deputetit Thaçi duke i thënë se ka adresuar kërkesën me shkrim për dyshimet lidhur me furnizimin e rezervave shtetërore.

Në nën tjetër, deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, derisa tha se ky komision ka për qëllim të zbardhë të vërtetën për rezervat shtetërore, ka kërkuar nga deputetet që të punojnë në këtë drejtim duke sjellë detaje, dhe jo për të bërë etiketime.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Komisioni hetimor ishte krijua në përpjekjen e tetë, pas shtatë tentativave të tjera që patën dështuar për shkak të bojkotit nga partia në pushtet./E. Krasniqi

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024