Calhanoglu: Jam ndër pesë mesfushorët më të mirë në botë
Ndërkombëtar
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Interi Hakan Calhanoglu ka folur për veten e tij në një intervistë për Dazn në të cilën nuk ka hezituar që ta konsiderojë veten si njërin nga mesfushorët më të mirë në botë.

"Muaj më parë thashë se jam ndër 5 regjisorët më të mirë në botë dhe askush nuk më besoi. Por unë besoj në veten time, i di cilësitë e mia. dhe nuk kam frikë nga askush. Ato gola që i shënoj nuk i bën askush, nuk shënoj gola nga një metër, por nga larg, ndoshta nga gjuajtja e lirë, bëj gjëra të vështira.", ka thënë reprezentuesi turk.

I pyetur se kush janë top 5 mesfushorët më të mirë në botë, ish-mesfushori i Milanit ka thënë”

“Hakan Calhanoglu në numrin një, pastaj Rodri, Toni Kroos, Kimmich dhe Enzo Fernandez”.

Ai më tutje shpjegoi pasimin e tij vertikal tek Dimarco në derbin me Juventusin i cili u bë viral në rrjetet sociale duke thënë se gjërat të tilla i provojnë në stërvitje.

Pasimi për Dimarco gjatë derbit italian: "Do të përpiqem gjithmonë t'i bëj këto pasime. Nuk më pëlqen të luaj gjithmonë topin mbrapa, preferoj të vertikalizoj menjëherë, të luaj shpejt dhe të përpiqem të shfrytëzoj hapësirat. Pashë menjëherë Dimarcon , edhe para se topi të më mbërrinte. Janë veprime që i provojmë në stërvitje, i dimë cilësitë tona”, theksoi turku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024