Rregullorja e BQK-së, Bislimi: Qeveria do të dalë me një listë masash
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra për dialog humanitar ka organizuar tryezën “Zhvillimi ekonomik për serbët në Kosovë” ku pjesë e saj ishte edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Në fjalën e tij, Bislimi tha se qeveria ka ndërmarr disa hapa që të mbështesin ekonominë në komunat veriore, kurse sa i përket rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, ai shtoi se qëllimi ka qenë rritja e sigurisë e sistemit të pagesave, mbrojtjen e qytetarëve nga monedhat falco si dhe ka pasur të bëjë me importin dhe eksportin e monedhave.

Sipas tij, nuk ka pasur qëllim që të merret më as një monedhë si leku shqiptar, dollari amerikan dhe dinari serb dhe se në ditët në vijim qeveria do të dal me një varg masash që t’u dalin në ndihmë qytetarëve.

Ndërsa, ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, u shpreh  se si qeveri kanë marr një varg masash që të ju ndihmojnë serbëve në Kosovë. Ai shtoi se edhe në katër vitet e ardhshme do të jetë programi ekonomik dhe programi për kthim.

Kurse, Gordana Doriq, nga Shoqata e Grave Afariste “Avenija”, theksoi se gjendja ekonomike në mjediset serbe është kaotike. Ajo tha se qeveria të gjitha vendimet që i ka marrë i ka dëmtuar serbët dhe nuk i ka ndihmuar atyre aspak që t’i fuqizojë ata ekonomikisht. Doriq përmendi edhe ndalimin e dinarit, për të cilin tha se ky vendim i pengon serbët që të kenë mjetet për jetesë.

Kjo tryezë është organizuar nga Qendra për Dialog Humanitar./ A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024