Regjistrimi i popullsisë dhe qentë endacak temë diskutimi mes Kurtit e kryetarëve të komunave
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Regjistrimi i popullsisë dhe zgjidhja e problemit për qentë endacak janë ndër dy çështje që do të diskutohet sot në takimin e mbajtur ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe disa kryetarëve të komunave.

?feature=shared

Kryeministri Kurti tha se në këtë takim do të diskutojnë për dy çështje të rëndësishme dhe urgjente sipas tij, për çka përmendi regjistrimin e popullsisë i cili do të nis në fillim të muajit prill.

Për këtë, Kurti tha se politikbërja e bazuar në të dhëna është e rëndësishme si për nivelin qendror ashtu edhe për atë lokal, për çka iu bëri thirrje komunave për bashkëpunim sa më të mirë me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.

Përveç kësaj, si çështje urgjente për të diskutuar, Kurti vlerësoi problemin e vazhdueshëm me qentë endacak, derisa potencoi se kjo situatë është shqetësuese për të gjitha komunat.

Kurti tha se strategjia për zgjidhjen e këtij shqetësimi përfshinë disa hapa ndër institucional, siç është ndërtimi i strehimoreve dhe zhvillimin e shërbimeve lokale të menaxhimit të qenëve.

Ai tha se është propozuar që të ndërtohen katër strehimore për qentë endacak, në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Gjilanit dhe Kamenicës.

Lidhur me këtë, Kurti iu bëri thirrje kryetarëve të komunave për bashkëpunim me grupin punues për arritjen e objektivave të synuara nga të cilët përfitues janë të gjithë sipas tij.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se me një bashkëpunim më efikas dhe projekte konkrete me shumën e buxhetit të ndarë, mund të ndikojmë drejtpërdrejt sipas tij në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Krasniqi u bëri thirrje komunave që të raportojnë në sistemin për përformancën e vitit 2023, ngase është obligim ligjor dhe  se në të kundërtën do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj komunave që nuk raportojnë.

Po ashtu, Krasniqi u bëri  thirrje komunave për aplikim në programin për financimin e projekteve  infrastrukturore që është i hapur deri me datën 28 shkurt.

Pas fjalimit të Kurtit dhe Krasniqit, takimi me kryetarët e komunave po vazhdon i mbyllur dhe pa praninë e mediave. Të pranishëm në takim ishin edhe ministri i Financave, Punës dhë Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci. Ndërkaq, pritet që të ketë deklarata për media pas diskutimeve./Z. Zeneli

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024