MINT nis mbikëqyrjen e tahografëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), me asistimin e Policisë së Trafikut në Republikën e Kosovës, ka nis  për herë të parë mbikqyrjen në teren të mjeteve matëse ligjore - tahografëve.

Në njoftim thuhet se tahografët janë pajisje të përdorura në mjete transporti të rregullta, si kamionë, autobusë, dhe furgonë, për të regjistruar dhe monitoruar të dhëna të ndryshme rreth përdorimit të mjeteve të transportit.

“Kryesisht, tahografët përdoren për të monitoruar kohën e dremitjes së shoferëve në transportin rrugor, për të shtuar sigurinë në rrugë dhe për të zbatuar ligjet dhe rregulloret në lidhje me kohën e punës dhe pushimeve për shoferët profesionistë”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit gjatë mbikëqyrjes së këtyre mjeteve matëse është bërë verifikimi i dokumentacionit, siç është specifikuar në ligjin për metrologji dhe rregulloret relevante për zbatimin e tyre, me qëllim të përdorimit të drejtë të mjeteve matëse të cilat janë subjekt i kontrollit ligjor metrologjik, konkretisht tahografëve.

“Qëllimi i mbikëqyrjes është rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në trafik, mbrojtja e konsumatorit, si dhe mbikëqyrja e subjekteve të emëruara (TVK) nga MINT/AMK, për tahograf të cilëve u janë caktuar detyrat për zbatimin e rregulloreve të metrologjisë ligjore”, thuhet në komunikatë.

Gjatë mbikëqyrjes janë hasur tahograf të cilët nuk kanë poseduar vërtetim të verifikimit, ku janë ndërmarrë masa administrative sipas Ligjit për Metrologji.

MINT njofton se nëse brenda afatit  të caktuar nuk eliminohen parregullsitë e gjetura, do të ndërmerren masa konform ligjit në fuqi.

Në fund thuhet se mbikëqyrja e verifikimit  të tahografëve, do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë publike në trafik si dhe mbrojtjen e qytetarëve përkatësisht udhëtarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024