Bllokohet qarkullimi i maunave me mallra në Jarinje
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare ka bërë të ditur se sot (e martë) nga ora 16:15 nuk është duke pasur qarkullim të maunave me mallra në Pikë Kalimin Kufitar në Jarinje.

Në njoftimin e lëshuar nga QKMK thuhet se kjo u bë pasi pala serbe ka deklaruar se kanë probleme me sistemin e doganës.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi  i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të Pikë Kalimin Kufitar në Jarinje”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024