Certifikohen 200 të rinj për teknologji informative, Osmani: Kosova vatër e inovacionit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Certifikohen mbi 200 të rijnë të trajnuar në fushën e teknologjisë informative dhe digjitale në kuadër të projektit “ICT For Kosovos Growth”, semestri Vll me radhë për këtë vit. Të rinjtë u certifikuan në trajnimet e moduleve më të avancuara të gjuhëve programuese si Web Dev Prof, Big Data, Artificial Inteligjencë.

Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi Kosova është dhe do të vazhdon të mbetet vatër e ideve inovative. Ajo tha se Kosova është shndërruar në qendër të zhvillimit të inovacionit përmes inkubatorëve të biznesit

Po ashtu, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog  tha se synimi i BE-së është që të nxisiin inovacionin, rritjen ekonomike, pjesëmarrjen në tregun e punës dhe të lehtësohet ndërkombëtarizimi i sektorit të TIK-ut në Kosovë.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky projekt shënon një përpjekje të përbashkët të rritjes së TIK-ut në Kosovë.

Rama tha se më këto trajnime mundësohet edhe punësimi për të gjithë të rinjtë në vend.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024