Shoqata e kultivuesve të arrës dhe lajthisë kërkojnë kontratat për ngritjen e plantacioneve të reja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shoqata e Kultivuesve të Arrës dhe Lajthis ka reaguar kundër shtyrjes së pa nevojshme të kontratave për ngritjen e plantacioneve të reja. Në reagimin e tyre thuhet se “në këtë kohë të mirë pa reshje dmth kohë ideale për përgatitjen e tokës bujqit e kanë të pamundur që t’i përgatisin parcelat e tyre për shkak të mos nënshkrimit të kontratave me Ministrinë e Bujqësisë.

“Ne si shoqatë i bëjmë thirrje ministrit Faton Peci që të filloj menjëherë me nënshkrimin e kontratave ose t’i anuloj tërësisht pasi që është e pamundur me u përgatitë toka për shkak te kohës së shkurtër për mbjelljet pranverore”, thuhet në reagimin e Shoqatë së Kultivuesve të Arrës dhe Lajthis.

Më tej thuhet po ashtu se kjo kritikë ndaj ministrit është qe sa vite, sepse sipas tyre pa arsye zvarritë nënshkrimin e kontratave edhe fermerët për shkak të kohës së limituar e kanë të pamundur t’i kryejnë më sukses afatet e parapara për ngritjen ose përgatitjen e plantacioneve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024