Telekomi me akuza: Vendimi i Gjykatës Komerciale i jashtëligjshëm, ka elemente kriminale
Biznes
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Menaxhmenti i kompanisë Telekomi i Kosovës ka shprehur dyshime për manipulim në sistemin e drejtësisë, lidhur me vendimin e Gjykatës Komerciale për rastin e 5.7 milionëve, duke e vlerësuar si të jashtëligjshëm, me elemente të qarta siç thuhet kriminale nëpërmjet të cilave synohet t’i bëhet një dëm i pariparueshëm Telekomit të Kosovës.

Kryeshefja ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana në një konferencë për media ka thënë se aktvendimi i fundit i Gjykatës Komerciale, Telekomi i Kosovës është dëmtuar miliona euro nga kontrata me kompaninë Dardafon/Zmobile (me pronar Blerim Devolli).

Ajo tha se ky aktvendim, i marrë nga gjykatësi Hasan Kryeziu, është në kundërshtim  me gjendjen faktike dhe në kundërshtim të plotë me vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë.  

Sipas saj, nëpërmjet këtij aktvendimi lihet në fuqi urdhri përmbarimorë i lëshuar në vitin 2019 i cili po hap rrugën për bllokimin e llogarive bankare të Telekomit dhe grabitjen e shumës prej mbi 5.7 milionë euro të tjera.

Hana theksoi se aktvendimi është marrë në mënyrën tërësisht abuzive nga gjyqtari i çështjes pa u mbajtur asnjë seancë ku do të paraqitej pretendimet dhe provat e tyre, dhe nuk ka caktuar fare ekspertimin financiarë siç është kërkuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Dytë.

Ajo tutje shtoi se ky aktvendim ka elemente të çarta kriminale nëpërmjet të cilës synohet t’i bëjë dëm të pariparueshëm Telekomit të Kosovës. Sipas saj, në rigjykimin e shkallës së dytë, Dardafoni do të detyrohet të kthej Telekomit paratë e tepërta të marra padrejtësisht, por sipas saj do të jetë shumë vonë sepse llogaritë e Dardafonit do të jenë të zbrazura.

Ndërsa, drejtori teknik i Telekomit të Kosovës, Halil Krasniqi u shpreh se gjyqtari është duke u munduar me çdo kusht të manipulojë edhe opinionin duke thënë që ‘Telekomi po konteston vendimin e arbitrazhit’.

Ndërsa, lidhur me këto cilësime të Telekomit, KosovaPress ka tentuar që të marrë qëndrimin edhe të kompanisë “Dardafon/Zmobile”, por që të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin. Po ashtu edhe qasja me zyrtarë nga Gjykata Komerciale ishte e pamundur për shkak se sot ishte festë zyrtare. /A.Shala/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024