Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Gjatë javës së ardhshme në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Mot me diell pritet të mbajë të hënën dhe të enjten, kurse të martën dhe të mërkurën priten riga lokale të shiut.

Sipas Prishtina Weather, temperaturat minimale do të arrijnë deri në -2gradë Celsius, kurse ato maksimale prej 8 deri në 14 gradë celsius.

Njoftimi i Prishtina Weather:

Mot i ndryshueshëm javën vijuese, me vransira, intervale me diell e riga shiu.  Temperaturat ende të larta për këtë periudhë kohore.

18.02.2024 - Më shumë vransira pritet të kemi gjatë javës në vijim.  Nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, që do të jenë më të gjata të hënën dhe të enjten.  Ditën e martë dhe mërkurë priten edhe riga lokale shiu, apo reshje të dobëta bore viseve më malore.  Ditëve të para orëve të mëngjesit do të ketë edhe ngrica, e në ultësira kushte për mjegull.

Temperaturat minimale zbresin deri në -2C, ndërsa ato maksimale fillimisht në rënie deri në 8C, e nga dita e enjtë sërish në rritje deri në 13C e 14C.

Koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të rritura pranë sipërfaqes ditëve vijuese, ngase do të mungojë qarkullimi i mirë ajror që t'i mbajë më të shpërndarë.  Gjatë ditës në pjesën më të madhe të vendit indeksi mund të mbetet me indeks të cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira, ndërsa në mbrëmje kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

19.02 - Ultësirave mundësi për mjegull/vransira të ulëta orëve të mëngjesit.  Ditën kryesisht me diell.

20.02 - Kryesisht me vransira.  Vende-vende mundësi për riga shiu.

21.02 - Më shumë vransira, me mundësi për riga lokale shiu.

22.02 - Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare, kryesisht shtresore të larta.

23.02 - Butë, me vransira dhe intervale me diell.

Do të frynë erëra të lehta dhe mesatare nga veriu, fillimisht, 3-8m/s, e në pjesën e dytë të javës nga krahu jugor me hove deri në 10m/s, të premtën.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera mbi normale, me tendencë të rënies përreth vlerave normale.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,843
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024