Qytetarë të shumtë festojnë 16-vjetorin e Pavarësisë, i gëzohen arritjeve të vendit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mijëra qytetarë kanë dalë ta festojnë 16-vjetorin e Kosovës si shtet në sheshet e Prishtinës, e të cilët shprehen shumë të lumtur me përparimin e Kosovës gjatë këtyre viteve.

Qytetari Selatin Fazliu i lutet Zotit që Kosova të presë edhe shumë përvjetorë të tjerë, teksa uroi që Kosova e Shqipëria të bashkohen.

Atmosferës festive iu bashkuan edhe grupmoshat e vogla. Ndër to ishte edhe 12-vjeçarja Lura Hashani, e cila tha se ndihet krenare që vendi ynë është shpallur vend sovran dhe demokratik.

E kryeqytetit nuk i mungojnë as mërgimtarët që kanë ardhur në vendlindje për ditëlindjen e Kosovës. Mërgimtari Haxhi Haxhija, cili ishte i pranishëm edhe kur u shpall Pavarësia e Kosovës 16 vite më parë, ka ardhur nga Suedia edhe kësaj here.

Ai tha se më 17 shkurt të vitit 2008 ka qenë mot i ftohtë, por që sipas tij, sot koha është e mirë për të festuar.

Qytetari tjetër, Shefi Galiu nga Kërçova i cili gjithashtu jeton në Suedi, tha se është kënaqësi dhe ngrohtësi që ndodhet në Kosovë për këtë ditë të veçantë.

Në këtë ditë të festive nuk mungoi as malli qytetarëve për udhëheqësit e luftës çlirimtare.

Qytetari Xhemajl Duraku përmendi mungesën e ish krerëve të UÇK-së, për të cilët tha se duhet të ishin në Kosovë.

Kujtojmë se sot gjatë ditës pati aktivitete të shumta në nder të 16-vjetorit të Pavarësisë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024