Inaugurimi i shtatores së Adem Jasharit në Mitrovicë, Hamza: Simbolizon realizimin e idealit tonë për liri
Lajme
Lexohet për: 3 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mesin e qindra qytetarëve, sot në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u inaugurua shtatorja e komandantit Adem Jashari në Mitrovicë.

Në një fjalë rasti, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari iu uroi të gjithë shqiptarëve 17 shkurtin, festën e Ditës së Pavarësisë. Ai gjithashtu uroi që  “këtë shtatore dhe  gjithë të tjerat t’i gëzojmë së bashku”.

Në ceremoninë e inaugurimit të shtatores, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza tha se sakrifica e familjes Jashari e simbolizon dhe sintetizon historinë e të gjitha familjeve të Kosovës për liri.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ai tha se si rrallë herë në historinë e kombeve dhe njerëzimit, familja Jashari qëndruan heroikisht dhe ranë dëshmorë për lirinë e Kosovës, duke u përballur me ushtrinë dhe policinë serbe.

Hamza shtoi kjo sakrificë u bë frymëzim dhe forcë mobilizuese për djemtë dhe vajzat e Mitrovicës  që me armë në dorë luftuan denjësisht për lirinë e Kosovës.

Ndërkaq, lidhur me inaugurimin e shtatores së Adem Jasharit, i pari i Mitrovicës tha se kjo shtatore simbolizon realizimin e idealit tonë për liri.

Ndër të tjera, kryetari i Mitrovicës dhe njëkohësisht ideatori i kësaj shtatoreje, tha se lufta e drejtë e UÇK-së u bë zëri kryesor i popullit në arenën ndërkombëtare, për çka shtoi se këtë luftë e përkrahën demokracitë më të përparuara të globit.

Ai potencoi se me rastin e shpalosjes së shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari “përkulemi para gjakut të dëshmorëve dhe shprehim mirënjohje të thellë për aleatët e lirisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”.

Hamza u shpreh se sot  kur Kosova feston 16 vjet pavarësi dhe gëzon një çerek shekulli liri, presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e të tjerë po ballafaqohen më një proces gjyqësor të padrejtë në Hagë.

Në mesin e shumë të pranishmëve, prezent në këtë ceremoni ishte edhe djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Ndërkaq, shtatorja e heroit Adem Jashari u punua nga skulptori Sabri Behramaj.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
138
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024