Deputeti kanadez uron në shqip pavarësinë e Kosovës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka marrë duartrokitje të vazhdueshme teksa ka uruar në shqip Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

“Republika e Kosovës gjithmonë ka pasur mik në Kanada”, ka thënë ai gjatë urimit të tij, shkruan KosovaPress.

Derisa “Urime Dita e Pavarësisë”, ishin fjalët e tij në gjuhën shqipe.

“Më 17 shkurt, Republika e Kosovës feston 16 vjetorin e Pavarësisë. Rruga e Kosovës drejt Pavarësisë nuk ishte e lehtë, gjatë luftës së tyre për liri në vitin 1999, dhjetëra mijëra shqiptarë të Kosovës u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë u kthyen në refugjatë. Historitë e tyre të tragjedisë dhe vuajtjeve janë vërtet të vështira për t'u dëgjuar, por Republika e Kosovës gjithmonë ka pasur një mik në Kanada. Kanadaja ishte një nga vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, dhe Kanadaja mirëpriti mbi 7.000 refugjatë kosovarë në Kanada, duke përfshirë të fejuarën time dhe të gjithë familjen e saj. Dhe 25 vjet më vonë, ata ish-refugjatë kanë ndërtuar jetën këtu në Kanada. Ata e kanë pasuruar Kanadanë me kulturën e tyre, punën e tyre të palodhur dhe dashurinë e tyre për Kanadanë. Të gjithë kosovaro-kanadezëve u them ‘Urime dita e Pavarësisë!’”, ka thënë deputeti kanadez në urimin e tij me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

A do te jetë qeveria e ardhshme VV-PDK?
Po
Jo
Nuk e di
Voto
303
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024