MKRS ndan çmimet vjetore për letërsi, autorët i kërkojnë të kenë shuma materiale
Kulturë
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullahh Çeku në nderim të ditës së pavarësisë ka ndarë çmim kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023.

Në ceremoninë e mbajtur sot, çmimi kombëtarë për veprën jetësore "Azem Shkreli", iu dha autorit Anton Nikë Berishajt.

Me ketë rast janë ndarë edhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023, për veprën më të mirë në poezi, veprën më të mirë në prozë, si dhe çmimi për veprën me të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe "Pjetër Bogdani".

Ndërsa, çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj, juria ka vendosur që mos të jepet për këtë vit për shkak të prurjeve të varfëra.

Autori Berisha pas marrjes së çmimit, tha se është i lumtur që ky çmim mban një emër të madh dhe se ky vlerësim për të, është arritja më e madhe.

Ndërkaq, shkrimtari Azem Deliu ka rekomanduar ministrinë që këto çmime të përfaqësojnë edhe vlerë materiale. Ai tha se këto çmime më herët kanë pasur rëndësi materiale, ndërsa sot nuk e kanë më.

Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" iu dha Anton Nikë Berishajt, çmimi për veprën më të mirë në prozë "Anton Pashku" iu dha Afrim Demirit, ai për veprën më të mirë në poezi "Ali Podrimja" iu dha Halil Matoshit dhe çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistike "Ibrahim Rugova" ndahet për dy  autorë: Kuitim Shala dhe Nysret Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024