Anton Nikë Berisha nderohet me çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”
Lexohet për: 2 min.
423422351_1595484167864072_2340917930235988907_n
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullahh Çeku në nderim të ditës së pavarësisë ka ndarë çmim kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023.

Në ceremoninë e mbajtur sot, çmimi kombëtar për veprën jetësore "Azem Shkreli", iu nda autorit, Anton Nikë Berisha.

Autori Berisha tha se është i lumtur që ky çmim mban një emër të madh. Ai tha se gjithë punën për këtë libër e ka bërë vet ai dhe se kjo për të është arritja më e madhe.

Ai tha se ministra duhet të jap edhe një çmim për përthyesin që e përkthen librin nga gjuha shqipe më gjuhë të tjera.

Me ketë rast janë ndarë edhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023. Është ndarë çmimi për veprën më të mirë në prozë, veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj, si dhe për veprën me të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe "Pjeter Bogdani".

Ndërkaq, shkrimtari Azem Deliu ka rekomanduar ministrinë që këto çmime të përfaqësojnë edhe shumë materiale. Ai tha se këto çmime më herët kanë pasur rëndësi materiale, ndërsa sot nuk e kanë më.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024