Opozita e shqetësuar për dëmtimin e raporteve me ShBA-në
Lexohet për: 2 min.
ABELARDIIIII
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Partitë opozitare, në Kuvendin e Kosovës janë shprehur të shqetësuara, siç thonë për dëmtimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. PDK, LDK dhe AAK kritikojnë qeverinë e Kosovës për mos koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, duke përmendur paralajmërimet e Ndihmës sekretarit të shtetit amerikan, James O’Brien se nëse ShBA-të nuk trajtohen si partner, as ata nuk do të trajtojnë Qeverinë e Kosovës si partnere, tha se shkëputja e partneritetit me ShBA-në nuk duhet të duhet të tejkalohet në heshtje dhe se ekzekutivi duhet të mbahet përgjegjës.

Kritike u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila akuzoi kryeministrin Albin Kurti, se po dëmton marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në anën tjetër, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se përveç përkeqësimit të raporteve me miqtë dhe aleatët ndërkombëtar, qeveria e ka sjell ekonominë e vendit pranë kolapsit.

Pas përfundimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës, nuk pati pjesëmarrje të mjaftueshme të deputetëve në sallën plenare për të votuar marrëveshjen ndërkombëtare. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi që Kuvendi të shkoi në pauzë deri në orën 15:00./KosovaPress/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025