A e festojnë qytetarët Shën Valentinin-ditën e të dashuruarve?
Lajme
Lexohet për: 3 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

14 shkurti njihet si Dita e të Dashuruarve ku përveç dashurisë këtë ditë e bëjnë të veçantë edhe dhuratat që partnerët i shkëmbejnë me njëri-tjetrin.

Lulet, bizhuteritë e ndryshme, çokollatat, kartolinat janë disa nga dhuratat që qytetarëve të Kosovës u pëlqejnë që t’iu dhurojnë të dashurve të tyre me rastin e 14 shkurtit.

Dita e të Dashuruarve apo që njihet ndryshe si Shën Valentini ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm, por ka shumë histori sa i përket asaj se kush ishte ai.

Disa qytetarë në Prishtinë janë shprehur se e festojnë Shën Valentinin - ditën e të dashuruarve. Përparimi nga Shkodra, thekson se e feston Shën Valentinin, pasi që sipas tij është gjëja më e bukur për dashuri.  

“Shën Valentinin e festojmë sepse është festa ose gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti  është dashuria, prandaj dhe gjithë ne e festojmë dhe e kujtojmë..00:23 Dëshira ime është gjithmonë tek lulet sepse janë më të lira jo për diçka, nuk jam nga Gjakova,” thotë Përparimi.

Por, një qytetarë tjetër në moshë, Ukë Rrustemaj, thotë se më parë e ka festuar Shën Valentinin.

“Ndonjëherë po, tash jam plakur,” thekson Rrustemaj.

Ndërsa, edhe qytetari tjetër Loriku u shpreh se preferon që më shumë të dhurojë dashuri çdo ditë dhe jo vetëm një ditë të jetë e veçantë.

“Nuk është festë e jona, për veti preferoj më shumë ditëve të javës ose çdo ditë me dal, jo vetëm një ditë me qen e veçantë,” shprehet ai.

Dita e Shën Valentinit është traditë mjaft e vjetër, dhe besohet se ka origjinën nga një festival romak.

Kjo ditë besohet se ka marrë emrin e një prifti nga Roma me emrin Valentin. Në këtë periudhë, Perandori Klaudius II e kishte ndaluar martesën sepse mendonte se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini besonte se ai rregull ishte i padrejtë dhe zgjodhi që t’i martonte çiftet fshehtazi. Kur Klaudiusi e kuptoi, e burgosuri Valentinin duke e dënuar përjetësisht. Në burg, Valentini ra në dashuri me vajzën e gardianit të burgut dhe kur në 14 Shkurt u dërgua për t’u pushkatuar, ai i kishte dërguar vajzës që dashuronte një letër me nënshkrimin “Nga Valentini yt”! /A. Shala/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024