De Bruynen e krahason me verën, Guardiola: Ai është një Brunello di Montalcino
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Që prej rikthimit nga lëndimi, Kevin De Bruyne po kalon nëpër një formë fantastike.

Ylli belg ka zhvilluar deri tani shtatë ndeshje me Cityn, dhe kampioni anglez i ka fituar që të gjitha, raporton KosovaPress.

Po ashtu, City ka arritur që gjatë kësaj periudhe të shënojë 20 gola, ndërkaq vetëm De Bruyne ka arritur të përfshihet në dy gola dhe shtatë asistime.

Formën e mirë të De Bruynes e ka lavdëruar edhe trajneri i tij, Pep Guardiola, i cili e krahasoi belgun me verën, pasi veçse po shkon duke u bërë më i mirë.

“Kevin De Bruyne po bëhet më i mirë, si një verë e mirë! Ai është ndoshta një Brunello di Montalcino ose Sassicaia. Ai është rikthyer shumë i freskët në trupin e tij, por edhe në mendjen e tij. Kontributi i tij është gjithmonë i veçantë, Kevin është i veçantë”, tha Guardiola.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,167
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024