Diaz: Më shumë flas me Theo Hernandez se sa me të dashurën time
Sport
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Brahim Diaz i Real Madridit thotë se ai do ta ndjekë gjithmonë Milanin dhe bëri shaka se ai flet më shumë me Theo Hernandez se sa me familjen e tij dhe të dashurën e tij.

Diaz shënoi golin e vetëm në fitoren 1:0 të Realit kundër RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve mbrëmë, raporton KosovaPress.

Gazetarët italianë e pyetën se ai ishte ky momenti më i mirë në karrierën e tij, dhe Diaz u përgjigj:

“Po, ndjehem mirë, por unë isha i lumtur edhe te Milani gjithashtu, dhe gjithmonë do të jem mirënjohës. I dua të gjithë në klub, sepse kalova tri vite fantastike në Milan, dhe unë jam i lumtur edhe këtu gjithashtu”, tha Diaz.

Po ashtu, Diaz u pyet se a ka biseduar me Theo Hernandez, pas golit të këtij të fundit kundër Napolit javën e kaluar.

“Sigurisht që po. Unë bisedoj më shumë me të (Theo Hernandez) se sa me familjen time ose me të dashurën time. Sigurisht që i ndjek ndeshjet gjithmonë dhe do ta bëjë për tërë jetën”, tha Diaz.

Kush do ti fitojë zgjedhjet në Kosovë?
VV
PDK
LDK
AAK-Nisma
Lista GUXO
Nuk e di
Voto
1,127
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024