Sigurimet Shëndetësore, Tahiri: Do krijojmë një konsensus ndërpartiak për kalimin e Ligjit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se do të punohet me seriozitet për të gjetur konsensus ndërpartiak për sigurimet shëndetësore.

Tahiri ka thënë se gati katër vjet po bëhen ndërsa kjo qeveri nuk po e bjen në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore.

"Si grup parlamentar kemi mbledhur nënshkrimet për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për Ligjin për Sigurimet Shëndetësore. Nëse i sëmuret dikujt, fëmija, prindi apo një anëtar i familjes, të gjitha kursimet që i ka, duhet t’i shkrijë, të hyjë borxh për të shëruar të sëmurin. Po hyjmë në vitin e katërt të qeverisjes dhe nuk janë në gjendje ta bien në Kuvend Ligjin për Sigurime Shëndetësore! Kjo do të jetë çështja që do të punojmë dhe të krijojmë një konsensus ndërpartiak", ka thënë Tahiri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024